Monday, 6 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorÇështja “Balogun”, UEFA reagon e skandalizuar: U kalua vija e kuqe! Integriteti i futbolli, në rrezik

Çështja “Balogun”, UEFA reagon e skandalizuar: U kalua vija e kuqe! Integriteti i futbolli, në rrezik

Vendimi skandaloz i FIFA për të pezulluar skualifikimin e sulmuesit të SHBA, skuadrës së një prej vendeve organizatore të Botërorit 2026 ka sjellë edhe reagimin e UEFA e cila doli me një komunikatë për shtyp e cila e konsideron këtë vendim të FIFA si një tejkalim të vijës së kuqe.

‘Vendimi i djeshëm për të pezulluar për 1 vit skualifikimin me 1 ndeshje pezullim pas ndëshkimit me karton të kuq të Folarin Balogun kaloi vijën e kuqe-theksohet në komunikatën e publikuar nga qeveria e futbollit evropian në faqen e saj të internetit.

Sipas UEFA, ka rregulla që lënë vend për interpretime, por rasti i Balogun nuk është i tillë.

‘Futbolli, ashtu si çdo sport tjetër bazohet te rregullat që janë baza për konkurrencë të drejtë, të ndershme dhe transparente-vijon më tej UEFA në komunikatën e saj-Ndonjëherë rregullat lënë vend për interpretime, por jo në këtë rast. Një skualifikim minimal me 1 ndeshje pezullim pas një kartoni të kuq nuk është një opsion diskrecional dhe nuk kërkon vendimimmarrjen e organit kompetent për t’u zbatuar. Është një parim i përcaktuar në rregullore që nuk mund të bëhet objekt i përjashtimeve, aq më tepëtr në mes të një turneu ku edhe shumë lojtarë të tjerë kanë qenë në të njëjtën situatë dhe e kanë kryer rregullisht dënimin e tyre’

Sipas UEFA në momentin kur siguria e rregullave nuk garantohet më, integriteti i lojës së futbollit është në rrezik dhe besueshmëria e një kompeticioni minohet. Për më tepër, qeveria e futbollit evropian vë në dukje se një vendim i tillë krijon një precedent teksa turneu është në zhvillim e sipër, pasi tani për çdo situatë të ngjashme do të kërkohet i njëjti trajtim

‘Futbolli është sporti më i dashur në botë, sepse është një lojë e bukur dhe është i besueshëm sepse luhet gjithandej me të njëjtat rregulla. Një turne nuk mund të qëndrojë i vetëm dhe nëse turneu në fjalë është Kupa e Botës, ai ka fuqinë për të shkaktuar pasoja pozitive ose negative për lojën në tërësi. Ne shprehim mosbesimin tonë ndaj një vendimi kaq të paprecedent, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm’-e përfundon komunikatën e saj UEFA.

FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

Lini një koment