Monday, 6 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorFIFA pranon ankesën e Belgjikës për vendimin mbi pezullimin e Folarin Balogun

FIFA pranon ankesën e Belgjikës për vendimin mbi pezullimin e Folarin Balogun

FIFA i hoqi pezullimin me një ndeshje Folarin Balogun pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Bosnjë e Hercegovinës, por vendimi mund të rishikohet. Belgjika ka fituar të drejtën për të bërë apel, çka mund ta rikthejë çështjen para nisjes së përballjes në 1/16-tën mes Shteteve të Bashkuara dhe Belgjikës.

Sipas sports.yahoo, FIFA i pranoi ankesën e federatës belge dhe kërkoi që si U.S. Soccer ashtu edhe federata belge të dorëzonin shpjegimet e tyre deri në ora 5:00 të mëngjesit, përkatësisht në orën PT. Raportohet gjithashtu se vendimi paraprak për Balogun nuk ishte bërë publik, gjë që duket se ka irrituar palën belge. Një anëtar i komitetit të apelit do ta shqyrtojë çështjen, dhe ky anëtar nuk do të jetë i lidhur me FIFA, UEFA ose CONCACAF.

FIFA nuk ka garantuar se do të marrë një vendim përfundimtar përpara ndeshjes së së hënës. Kthimi i pezullimit ka shkaktuar debate të gjera, pasi anulimet disiplinore në faza të tilla të një Botërori janë të rralla dhe kanë ngjallur pyetje rreth drejtësisë dhe integritetit të konkurrimit. Në reagimet publike për vendimin, UEFA e quajti masën të papranueshme dhe theksoi se shkel parimet bazë të rregullave dhe sigurisë së garës.

Çështja do të shqyrtohet nga komisioni i apelit dhe mund të zgjidhet edhe pak orë para ndeshjes, me pasoja të mundshme për përbërjen e skuadrave. Raporton sërish sports.yahoo.

Lini një koment