Friday, 1 May 2026
54°F Detroit
BallinaRegjistrimi i Automjetit të Ri (nga Dealer-i)
🆕

Regjistrimi i Automjetit të Ri (nga Dealer-i)

Çfarë duhet dini kur dealeri ju shet një makinë të re ose të përdorur.

💵 Kosto Tarifat zakonisht përfshihen në çmimin total të dealer-it
⏱ Kohëzgjatja Automatike përmes dealer-it (asnjë takim i nevojshëm)
⚠️ Paralajmërim: Kontrolloni me kujdes faturën — disa dealer-a shtojnë tarifa shtesë ("doc fees", "prep fees") që ligji i Michigan-it lejon max $260. Kurrë mos firmosni pa lexuar.

Përshkrim i plotë

Kur blini një automjet nga një dealer i licencuar në Michigan, shumica e dokumenteve bëhen direkt nga dealer-i — ai e dërgon titullin dhe regjistrimin në SoS në emrin tuaj. Ju merrni një “temporary registration” letër nga dealer-i që është e vlefshme për 15 ditë.

Pra, për dallim nga blerja private, ju nuk duhet të shkoni personalisht në SoS nëse blerja është nga një dealer. Por është mirë të verifikoni që dokumentet kanë mbërritur në SoS brenda 3-4 javësh.

📋 Çfarë duhet me vete

  • Kontrata e blerjes me dealer-in
  • Temporary registration nga dealer-i
  • Sigurimi i automjetit në emrin tuaj

📝 Hapat për ta kryer

  1. Kur blini, sigurohuni që dealer-i ju jep: temporary registration, bill of sale, odometer statement
  2. Konfirmoni që ke marrë sigurim para se të largohesh nga dealer-i
  3. Drejtoni automjetin me temporary registration derisa vijnë targat dhe titulli zyrtar
  4. Brenda 3-4 javësh duhet të marrësh me postë: targat permanente, tab-in dhe titullin
  5. Nëse nuk mbërrijnë brenda 30 ditësh, kontakto dealer-in ose SoS