Rënia e çmimeve të biletave për Botërorin 2026 pas eliminimit të tre nikoqirëve
Tre skuadrat nikoqire të Kupës së Botës 2026 u eliminuan në fazën e 1/8: përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara humbi ndaj Belgjikës, Kanadaja u mposht 2-0 nga Maroku, ndërsa Meksika u eleminua nga Anglia në Estadio Azteca. Pas ndeshjeve të radhës do të përcaktohen të gjitha ekipet që do të vazhdojnë në çerekfinale.
Sipas sports.yahoo, të dhënat e platformës Gametime tregojnë se çmimet për të katër çiftet e çerekfinaleve kanë rënë për më shumë se 50% krahasuar me kulmin rreth 10 ditë më parë. Shifrat kryesore janë: France–Marok (Foxborough) — get-in: $1,018 | median: $1,696 | max: $11,295 | ▼66% nga kulmi i 24 qershorit ($3,222). Spanjë–Belgjikë (Los Angeles) — get-in: $1,317 | median: $2,769 | max: $123,931 | ▼68% nga kulmi ($4,740). Norvegji–Angli (Miami) — get-in: $1,647 | median: $3,428 | max: $19,767 | ▼57% nga kulmi ($3,888). Argjentinë/Egjipt vs. Kolumbi/Zvicër (Kansas City) — get-in: $1,574 | median: $3,168 | max: $11,295 | ▼63% nga kulmi ($4,246).
Edhe tregu për gjysmëfinalet është ndikuar, por vazhdon të mbetet i varur nga emrat që do të kalojnë fazën e mëparshme — për shembull, një takim Angli–Argjentinë në Atlanta mund të sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve. Të dhënat tregojnë: SF1 (W97 vs. W98) — Dallas: get-in $2,320 | median $5,193 | max $19,365 | ▼42% nga kulmi i 24 qershorit ($4,931). SF2 (W99 vs. W100) — Atlanta: get-in $2,708 | median $6,152 | max $31,850 | ▼52% nga kulmi ($5,645). Finale — New Jersey: get-in $9,015 | median $16,904 | max $67,610 | ▼20% nga kulmi ($11,132).
Në përgjithësi, eliminimi i SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë ka sjellë një tkurrje të menjëhershme të kërkesës dhe të çmimeve të biletave, por dinamika mund të ndryshojë shpejt në varësi të ndeshjeve të ardhshme, raporton sports.yahoo.