Wednesday, 8 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorTuchel u jep lojtarëve të Anglisë ditë pushimi pas fitores ndaj Meksikës

Tuchel u jep lojtarëve të Anglisë ditë pushimi pas fitores ndaj Meksikës

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i lejoi lojtarët të merrnin një ditë jashtë kampit të martën, për t’u rikuperuar pas fitores 3-2 ndaj Meksikës. Futbollistët morën mundësinë të largoheshin nga hoteli dhe të kalonin kohë me familjarët e tyre jashtë ambjenteve të stërvitjes.

Sipas bbc, skuadra u lejua të largohej nga hoteli në Prairie Village, pranë Kansas City, dhe shumë lojtare shfrytëzuan çastet për të ngrënë darkë me partnerët para se të ktheheshin në kamp për seancën e parë stërvitore të mërkurën, në përgatitje për çerekfinalen e Botërorit kundër Norvegjisë të shtunën.

Tuchel i dha lojtarëve dy ditë pushim që nga ndeshja e së dielës në Mexico City, një përballje dhe paraqitje që shumë e kanë përshkruar si performancën më të mirë të Anglisë në një Botëror që nga finalja e vitit 1966. Megjithatë, ekzistojnë shqetësime për lodhjen fizike dhe mendore pas luftimeve të zhvilluara në lartësi dhe pas katër ndeshjeve të mëparshme.

Sipas burimeve, seanca e fundit stërvitore para përballjes me Meksikën ishte kryesisht një përshëtitje taktike e formacionit, jo një stërvitje e rëndë fizike, pasi Tuchel po përpiqet të ruajë energjitë për pjesën e fundit të turneut.

Trajneri shpreson që leja për të kaluar kohë jashtë kampit do të ndihmojë në zbutjen e ngarkesës për ekipin para përballjes me Norvegjinë në Miami, raporton bbc.

Lini një koment