Sunday, 12 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorPse vdiq futbollisti i Afrikës së Jugut? Dyshime nga vetëvrasja tek helmimi

Pse vdiq futbollisti i Afrikës së Jugut? Dyshime nga vetëvrasja tek helmimi

Futbollisti i Afrikës së Jugut, Jayden Adams, është gjetur i vdekur në moshën 25-vjeçare në periferi të Kejptaunit, ndërsa shkaqet e vdekjes ende mbeten të paqarta.

Adams, mesfushor i Mamelodi Sundouns, kishte luajtur tre ndeshje në Kupën e Botës dhe ishte pjesë e ekipit që shkroi historinë duke kaluar fazën e grupeve. Pas ndeshjes kundër Koresë së Jugut, në pamjet e festimeve në dhomën e zhveshjes ai u pa i ulur mënjanë, i shkëputur nga atmosfera e festës.

Pak para ndeshjes kundër Republikës Çeke, ai kishte marrë lajmin për vdekjen e gjyshes së tij 72-vjeçare, me të cilën ishte shumë i lidhur. Federata e Afrikës së Jugut tha se lojtari kishte luajtur, duke mbajtur një dhimbje të madhe emocionale.

Disa media vendase ngritën dyshime për një vetëvrasje të mundshme, duke përmendur edhe deklaratat e partneres së tij, e cila tha se pas humbjes së gjyshes Adams kishte pasur vështirësi me ushqimin dhe kishte luftuar me depresionin.

Megjithatë, burime të tjera raportojnë se vdekja mund të ketë ardhur nga helmimi. Sipas këtyre versioneve, Adams ishte paraqitur në spital me simptoma të një intoksikimi ushqimor dhe mund të ketë pasur trajtim të gabuar. Hetimet në shtëpinë e tij kanë zgjatur disa orë dhe pritet të zbardhin të vërtetën.

Ministri i Sportit i Afrikës së Jugut, McKenzie, shprehu dhimbjen për humbjen e futbollistit, duke e cilësuar atë një nga talentet më premtues të futbollit vendas.

Adams kishte kaluar edhe më parë një traumë të madhe: në vitin 2023 humbi mikun e tij të ngushtë, kapitenin e kombëtares U20, Oshuin Andries, i cili vdiq pas një sulmi me thikë. Kjo ngjarje e kishte prekur thellë futbollistin.

Lini një koment