Anglia dhe Argjentina përballen në Atlanta në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në një duel klasik që do të përcaktojë finalistin e dytë të turneut.

Anglia ka hasur vështirësi gjatë këtij Botërori, por ka treguar karakter në fazën me eliminim direkt.

Në çerekfinale, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel përmbysi Norvegjinë 2 – 1 pas kohës shtesë, duke siguruar gjysmëfinalen e katërt në një turne madhor që nga viti 2018.

Nga ana tjetër, Argjentina, kampione në fuqi, ka fituar të gjashta ndeshjet në këtë Botëror dhe vjen pas suksesit 3-1 ndaj Zvicrës në çerekfinale.

Fituesi i këtij çifti do të përballet me Spanjën në finalen e madhe të Botërorit.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar dhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTAR