Ka gjykuar edhe finalen e Champions, zbulohet gjyqtari i finales së madhe të Kupës së Botës
“Ishtë një tronditje e madhe kur Collina tha emrin tim”. Është ky komenti i parë dhënë nga gjyqtari slloven Slavko Vincic, 45 vjeç, që do të gjykojë finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës.
FIFA njoftoi në orët e fundit emrin e personit që do të vendosë drejtësi në finalen e 19 korrikut, në “MetLife Stadium”. Imazhet kur emri i tij përmendet nga Collina, ka bërë xhiron e botës, pasi ai përlotet mes kolegëve të tij.
E gjithë kjo pavarësisht faktit se ai nuk ishte midis favoritëve për ta gjykuar, por slloveni do ta ketë këtë privilegj në New York. Emocionet e pushtuan Vincic, i cili festoi me kolegët e tij dhe u duartrokit nga i gjithë grupi i gjyqtarëve.
Vincic ka gjykuar finalen e Champions league në vitin 2024 mes Borussia Dortumnd dhe Real Madrid, ndërsa dy vite më herët (2022) ai gjykoi finalen e Europa League (Rangers-Eintracht Frankfurt).
Një gjyqtar me shumë përvojë në arenën ndërkombëtare, që ka gjykuar edhe në Kampionatin Europian dhe i njeh mirë lojtarët që do të zbresin në fushë ditën e finales.
Introducing your referee for the #FIFAWorldCup 2026 Final Congratulations, Slavko Vinčić! #usa