Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorJulian Alvarez: Argjentina duhet të japë gjithçka për të fituar një tjetër Kupë Bote për Messi

Julian Alvarez: Argjentina duhet të japë gjithçka për të fituar një tjetër Kupë Bote për Messi

Ekipi i Lionel Scaloni i mbijetoi gjysmëfinales ndaj Anglisë, duke fituar 2-1 me përmbysje dhe siguroi finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës, me shpresën që të mbrojë titullin fituar 4 vite më parë.

Messi ka qenë forca lëvizëse në marshimin e Argjentinës drejt finales së madhe, por një ndihmë ka dhënë edhe partneri i tij në sulm Julian Alvarez. Sulmuesi që ende nuk ka vendosur ku do të luajë sezonin tjetër, tha se skuadra po lufton që Lionel Messi të fitojë përsëri.

Ndjeva shumë lehtësim pas golit tim ndaj Zvicrës dhe më pas luftuam deri në fund ndaj Anglisë. Gjërat u ndërlikuan pak, por ia dolëm mbanë të përmbysnim disavantazhin dhe të shkojmë në finale”, tha Alvarez.

Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që Messi të fitojë përsëri Kupën e Botës. Çdo ndeshje në këtë Kupë Bote është një betejë për të. Gjëja e parë që bëra kur shënova golin ishte të vrapoja për ta përqafuar“, tha Alvarez.

Alvarez duket se ka arritur të futet në formacionin titullar të Scaloni në këtë Kupë Bote.


Lini një koment