Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorGuehi: Duhet të kishim vazhduar të sulmonim, tani është e vështirë të parashikosh të ardhmen

Guehi: Duhet të kishim vazhduar të sulmonim, tani është e vështirë të parashikosh të ardhmen

Mbrojtësi Marc Guehi, dy ditë pas humbjes 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, thotë se Anglia duhet të kishte vazhduar të shtynte përpara për të shënuar një gol të dytë pasi Anthony Gordon i kaloi “3 luanët në avantazh.

Duhej të kishim vazhduar të sulmonim, por u krijua një mentalitet për të qëndruar pas dhe të mbronim. Nuk e di pse”, deklaroi për mediat mbrojtësi anglez, që luan me Manchester City në Premier League.

I pyetur se ku e shikon të ardhmen e Anglisë, mbrojtësi Guehi shtoi: “Nuk e di. Është e vështirë të bësh sot një parashikim afatgjatë të Anglisë. Në këtë moment, te të gjithë ka vetëm keqardhje për atë që ndodhi”.


Lini një koment