Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAtentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se ditën e djeshme është kapur 22-vjeari E.A, i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë B.S.

22-vjeçari u shpall në kërkim që në momentin kur ndodhi ngjarja ndërsa u bë i mundur arrestimi i tij nga strukturat e hetimit të krimit në Korçë.

Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e “vrasjes me paramendim e kryer për interes, hakmarrje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Njëkohësisht krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i E.A lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të burgut t Drenovës për të parë lëvizjet e B.S.

Po ashtu, është arrestuar edhe 35 vjeccari B.S, i plagosur në ngjarjen e Pogradecit, pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Pogradecit në vitin 2023, për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Ai do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg.

Lini një koment