Wednesday, 5 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorArgjentina luan finalen e shtatë të historisë, Spanja ka 1 finale të fituar në vitin 2010

Argjentina luan finalen e shtatë të historisë, Spanja ka 1 finale të fituar në vitin 2010

Kush do ta ketë kurorën e mbretit të futbollit për 4 vitet e ardhshme: Spanja apo Argjentina?

Tradita është në anën e amerikano-latinëve, që do të luajnë sot në mbrëmje finalen e tyre të 7-të në histori, ku 3 prej tyre i kanë kaluar me sukses dhe 3 i kanë humbur.

Messi me shokë kërkon të vendosë yllin e katërt në fanellë. Por historia e Argjentinës me Botërorin nuk ka nisur mirë. Në Botërorin e parë të vitit 1930 humbi përballë Uruguait 4-2.

Në vitin 1978 u desh shtesa përballë Holandës për të fituar 3-1 me dopietën e Kempes dhe Bertonit. Trofeu i dytë i Botërorit u fitua nga Albicelestët në vitin 1986, 3-2 kundër Gjermanisë.

Katër vite më vonë, Maradona me shokë u thyen pikërisht përballë gjermanëve. Argjentina u rikthye në finalen e vitit 2014, ku u mund nga Gjermania në kohën shtesë me golin e Mario Gotzes.

Por Leo Messi me shokë morën kurorën në vitin 2022, në një finale të jashtëzakonshme kundër Francës, që në kohën e rregullt përfundoi 3-3.

Ndryshe është situata te Spanja, që gjatë historisë së saj ka qenë vetëm një herë në finale, atë të vitit 2010, dhe e ka fituar kundër Holandës me golin e Andrés Iniestës. Furia e Kuqe kërkon yllin e dytë në fanellë, në një finale ëndrrash.

Lini një koment