Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Aksident i rëndë në Istog, humbin jetën dy persona

Aksident i rëndë në Istog, humbin jetën dy persona

Ditë e rëndë për Istogun, dy persona humbin jetën në aksident.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka informuar se aksidenti ka ndodhur midis dy veturave në fshatin Shushicë.

Bëhet e ditur se vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me t’u arritur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit.

Lini një koment