Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Rama i PDK-së: Projektligji për Specialen nuk është i PDK-së, por i të gjithëve

Rama i PDK-së: Projektligji për Specialen nuk është i PDK-së, por i të gjithëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, tha se nga takimet e zhvilluara është vërejtur një gatishmëri edhe mes partive të tjera për të bërë gjithçka që është e mundur në reagimin ndaj verdiktit të Hagës, në mënyrë që Kosova të dalë mirë.

Ai theksoi se Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është i PDK-së, por i të gjithëve. “Ne po kërkojmë prej të gjithë deputetëve të Kosovës që ta votojnë atë ligj. Nuk është i PDK-së. Nuk do PDK-ja që të përfitojë prej kësaj”, tha Rama në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Me atë sa e kemi kuptu, e kemi pa që ekziston një gatishmëri që gjithçka që është e mundshme me e ba për këtë proces, që me dalë Kosova mirë”, shtoi ai.

Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë vetëm për individët në Hagë, por për “një proces shumë të randësishëm ku në pyetje është e kalumja jonë e lavdishme por edhe e ardhmja jonë dhe e pasardhësve tanë”.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment