Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Nga UÇK-ja te FSK-ja: djali i Sami Lushtakut bëhet kadet i Ushtrisë së Kosovës

Nga UÇK-ja te FSK-ja: djali i Sami Lushtakut bëhet kadet i Ushtrisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Drenicës dhe kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka ndarë me publikun një lajm të veçantë familjar: djali i tij, Siyll Lushtaku, është bërë kadet i Ushtrisë së Kosovës (FSK), pasi bëri betimin ushtarak.

Njoftimi u bë përmes një postimi në Facebook, ku Lushtaku shprehu krenarinë dhe emocionet e një prindi që sheh të birin të ecë në gjurmët e traditës ushtarake të familjes. “Sot është një nga ato ditët që për mua si prind është vështirë të përshkruhen me fjalë. Një ditë kur krenaria dhe emocionet bëhen bashkë. Sot, biri im, Siylli, u betua si kadet i ri i Ushtrisë së Kosovës, duke nisur një kapitull të ri në rrugëtimin e tij drejt formimit si oficer i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ceremonia e betimit shënon fillimin e rrugëtimit të kadetit të ri drejt formimit si oficer i Republikës së Kosovës. Babai i tij, i njohur si një nga figurat kryesore të luftës së UÇK-së në Drenicë dhe aktualisht kryetar i Komunës së Skënderajt, e ka pritur këtë moment me krenari të veçantë.

Fotografia e publikuar nga ceremonia tregon Siyll Lushtakun me uniformë kadeti pranë babait të tij, Sami Lushtakut — një moment që simbolizon vazhdimësinë e traditës ushtarake në familje, nga UÇK-ja te FSK-ja.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment