Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës
Ylli argjentinas, Lionel Messi ka bërë një tjetër gjest falënderimi mjaft special për të gjithë 25 shokët e tij të skuadrës që morën pjesë me të në rrugëtimin e Botërorit.
Prapaskena e bukur është zbuluar në rrjetin social TikTok nga Kelci-Rose Bowers, futbolliste e Bournemouth dhe njëkohësisht e dashura e mbrojtësit argjentinas, Marcos Senesi.
Çfarë përmban paketa speciale e “Pleshtit”?
Sipas pamjeve të publikuara, secili nga futbollistët ka marrë një set personalizuar që përfshin:
- Çantë shpine zyrtare:E personalizuar me emrin e çdo lojtari që e pranon.
- Kit për pijes ‘Mate’:Seti i pijes tradicionale argjentinase, e cila është e padiskutueshme në dhomat e zhveshjes.
- Borracë luksoze Stanley:Me ngjyrë të artë elegante dhe të stampuar me logon zyrtare të vetë Lionel Messit.
Ky nuk është gjesti i parë i këtij lloji nga kapiteni i “Albiceleste”, i cili njihet për dhuratat e tij bujare me qëllim për të mbajtur të fortë frymën e grupit. Videoja e publikuar nga Bowers ka marrë menjëharë mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke bërë xhiron e rrjeteve sociale e duke konfirmuar edhe një herë dashurinë e madhe që Messi gëzon mes shokëve të tij të skuadrës.