Nis takimi i Konjufcës me ministrin francez Benjamin Haddad
Ka nisur takimi ndërmjet ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrit të Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.
Në takim, Haddad shoqërohet nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Pas përfundimit të takimit, Konjufca dhe Haddad pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të flasin për temat e diskutuara dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës./Telegrafi/