Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaNjë muaj paraburgim 26-vjeçarit, dyshohet se vrau aksidentalisht babanë e tij në Strellc të Deçanit

Një muaj paraburgim 26-vjeçarit, dyshohet se vrau aksidentalisht babanë e tij në Strellc të Deçanit

Gjykata Themelore në Pejë i caktoi një muaj paraburgim Erdonit Hasanramajt, i cili dyshohet se se të enjten ka vrarë nga pakujdesia babanë e tij.

Sipas njoftimit të gjykatës, ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale: vrasje nga pakujdesia dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova të enjten ka thënë se më 23 korrik, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë.

“Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjarëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes”, ka shtuar zëdhënësi Rugova.

Lini një koment