Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikë
Këtë vit natyra ka qenë bujare me Shqipërinë, duke mos e vënë përballë situatave të papërballueshme me zjarret, ndryshe nga një vit më parë, i cili ka qenë sfidues.
Ministri i Mbrojtjes tregon se kalimi i qetë i korrikut nuk e ka ndalur ministrin e Brendshëm t’u tregojë “prangat” të gjithë atyre që ndezin zjarre në mënyrë të qëllimshme.
Në takimin në Farkë me trupat e emergjencave civile, kryeministri Rama lajmëroi se flotës shqiptare do t’i shtohen edhe avionë zjarrfikës, por jo tani, pasi pritet që të mbërrijnë në fund të vitit, shkruan A2CNN.
Ndërsa i kishte sugjeruar Këshillit të Ministrave që të gjithë personat e angazhuar në operacionet për përballimin e zjarreve të shpërblehen me një pagë ekstra, kryeministri Rama solli në vëmendje edhe situatën me të cilën po përballen Franca dhe Spanja nga zjarret.
Për këtë arsye, ai kërkoi gatishmëri nga të gjitha autoritetet, në mënyrë që vendi të mos gjendet në situata të paparashikueshme.