Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPo eksploronin zonën, dy turistë humbin rrugën në malin e Çikës, vjen në ndihmë helikopteri

Po eksploronin zonën, dy turistë humbin rrugën në malin e Çikës, vjen në ndihmë helikopteri

Dy turistë kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit të malit të Çikës dhe kanë kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Sipas informacioneve paraprake, turistët nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e kthimit dhe kanë njoftuar për situatën e tyre, duke kërkuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Pas marrjes së sinjalit, në zonë janë nisur grupet e shpëtimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Policinë. Nga aksioni i shpëtimit për turistët gjermanë ka ardhur edhe një helikopter.

Ndërkohë ekipet po vijojnë kërkimet në terren për lokalizimin e vendndodhjes së saktë të turistëve.

Lini një koment