Barcelona nxiton të zgjidhë sa më parë blerjen e Rodrit, trajneri Flik e do me çdo kusht
Hansi Flik dëshiron që skuadra e tij të përcaktohet sa më shpejt dhe lojtarët gjithashtu duan, logjikisht, të bashkohen shpejt me ekipet e tyre të reja.
Duke marrë parasysh këtë skenar, Barça beson se ardhja e Rodrit dhe largimi i Ferran Torres nuk do të zgjasin shumë.
Këto janë operacione që tashmë janë në zhvillim dhe ata janë të sigurt për një zgjidhje të shpejtë. Nga ana tjetër, përfshirja e Julian Alvarez, pavarësisht muajve që kanë qenë në bisedime, nuk do të ketë një rezultat kaq të përshpejtuar për shkak të refuzimit të Atletikos për të negociuar.
Planet e Barçës Ideja me të cilën po punon Barcelona është që në orët në vijim do të njoftohen largimet e Araujos, i huazuar te Liverpuli, dhe Zhofre Torrents, i cili do të transferohet te Ajaks. Por së shpejti do të ketë më shumë lajme. Në zyrat e tyre besojnë se javën e ardhshme mund të fi nalizohet inkorporimi i Rodrit dhe shitja e Ferran Torres te PSG.
Në klubin e Barçës nuk e shohin aspak të pabesueshme, megjithëse vetëm më optimistët mbajnë këtë plan që valenciani të mos jetë më të mërkurën, kur duhet të hyjë në stërvitje, në disiplinën e Barçës. Bisedimiet me PSG për Torrez Bisedimet me ekipin e Luis Enrikes pritet të jenë të shpejta, nga të gjitha anët.
Sulmuesi ndërkombëtar dhe klubi francez kanë folur, kështu që ajo pjesë e enigmës është avancuar. Dhe dëshira e fortë e PSG-së për ta nënshkruar atë dhe për të mos kursyer shumë në çmimin e tij apo për të bërë pazare të tepruara, vlerësohet rreth 50 milionë, e cila lë shteg për optimizëm.
“Respektoj pushimet e lojtarëve dhe nuk di asgjë. Nuk kam folur me të. Sot isha i fokusuar te trekëndëshi. Nuk kam folur me Ferran, respektoj pushimet e tij”, ka thënë Flik i pyetur për këtë çështje. E njëjta situatë për Rodrin. Në Angli, ata vlerësojnë operacionin në 70 milionë euro, plus 10 milionë bonuse. Duket e pamundur që negociatat të fi nalizohen deri të mërkurën, por kjoo as nuk mund përjashtohet plotësisht. Rafi nja dhe Fermin “Rafi nja është stërvitur me ne për 10 ditë dhe Fermin pak më shumë. I shoh mirë.
Rafinja është lojtari më i rëndësishëm për mua, për shkak të intensitetit të tij, është një nga kapitenët, lufton për ekipin”, është shprehur trajneri i Barçës për dy lojtarët që kanë munguar gjë sezonit të kaluar.
Kanselo, Roni, Kasado Gjithashtu në ditët në vijim do të ndodhë rikthimi i Zhoao Kanselos. Prandaj, në zyrat parashikojnë një javë të ngarkuar.
Po ashtu, largimet e Ronit dhe Kasados janë operacione që ende nuk janë në rrugën e duhur, por drejtuesit janë të sigurt se as mesfushori dhe as sulmuesi nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Barçës në sezonin 26-27. Fati i tyre, megjithatë, ende nuk është përcaktuar.