Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAbissnet Superiore: Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 5-të, Tetova në stol

Abissnet Superiore: Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 5-të, Tetova në stol

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 5-të të “Abissnet Superiore”, që transmetohet në RTSH, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë.

Në skemën 4-3-3, formacioni përbëhet nga futbollistë që spikatën me paraqitjet e tyre në pesë sfidat e zhvilluara gjatë kësaj jave. Në portë është përzgjedhur Paul Bernardoni i Teutës, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Kleart Grazhdani (Skënderbeu), Eljon Sota (Egnatia), Bruno Dita dhe Ysni Ismaili (Dinamo City).

Mesfusha plotësohet nga Ergis Arifi (Teuta), Abbas Ibrahim (AF Elbasani) dhe Karim Loukili (Egnatia). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bernard Karrica (Vora), Mmesoma Umejiego (Teuta) dhe Redon Xhixha (Tirana).

Trajneri më i mirë i javës së 5-të është përzgjedhur ai i Teutës, Edlir Tetova, pas paraqitjes dhe rezultatit pozitiv të skuadrës durrsake ndaj Vllaznisë.

Lini një koment