E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna

Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna

Fluturimet në aeroportin e Katanias në Itali u pezulluan të shtunën për shkak të hirit vullkanik nga aktiviteti i vazhdueshëm i malit Etna dhe kushteve të motit. Kështu njoftoi kompania që operon qendrën siciliane.

Të gjitha mbërritjet në aeroport, i pesti më i ngarkuar në Itali për nga trafiku i pasagjerëve, janë pezulluar deri të dielën.

Mali Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë, shpesh pengon fluturimet në Katania. Hiri ka qen intensiv këtë verë , duke prekur mijëra udhëtarë gjatë sezonit kulmor të pushimeve pas pezullimeve të shpeshta nga autoritetet.

Lini një koment