Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAgjenda/ Rama mbledh të shtunën Grupin Parlamentar të PS. Në fokus procedurat e ndjekura për investimin në Zvërnec dhe Sazan

Agjenda/ Rama mbledh të shtunën Grupin Parlamentar të PS. Në fokus procedurat e ndjekura për investimin në Zvërnec dhe Sazan

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën (20 qershor) Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Kjo mbledhje pritet të hapet me fjalën e kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ndërsa më pas do të mbajë fjalën e tij kryeministri Rama.

Sipas agjendës, në këtë mbledhje do të diskutohen një sërë çështjesh, mes të cilave edhe procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec, si dhe interesi i shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.

Po ashtu, priten diskutime mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Në rend të ditës është edhe një informim mbi ecurinë e Reformës Administrativo-Territoriale, ndërsa do të trajtohen gjithashtu detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performanca e anëtarëve të Grupit Parlamentar.

Mbledhja pritet të mbyllet me fjalët përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla..

Lini një koment