E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

Një pikë karburanti në qytetin e Klosit është grabitur në orët e para të mëngjesit nga dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se kanë marrë një shumë parash pasi kanë kërcënuar punonjësin e subjektit.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej autorëve ka mbajtur nën kontroll punonjësin e karburantit, ndërsa grabitësi tjetër ka marrë paratë që ndodheshin në kasafortë. Pas grabitjes, të dy autorët janë larguar nga vendngjarja.

Deri më tani nuk është bërë e ditur vlera e shumës së grabitur, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kanë qenë të armatosur gjatë kryerjes së grabitjes.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetimet vijojnë, ndërsa policia po punon për sigurimin e provave dhe verifikimin e kamerave të sigurisë në zonë.

Lini një koment