E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon jashtë rrugës

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon jashtë rrugës

Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërrit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një nga shkaqet e aksidentit.

Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për viktima. Ende nuk ka informacion të plotë nëse ka persona të lënduar dhe për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

Lini një koment