Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në aksin Fier-Levan, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Liqenit”, raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa.

Dy automjete tip “Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti i cili ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aks.

/tvklan.al

Lini një koment