E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në aksin Fier-Roskovec, një i plagosur rëndë

Aksident në aksin Fier-Roskovec, një i plagosur rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në vendin e quajtur Kumam.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet të drejtuar nga shtetasi Mirjan Gergari.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.

Lini një koment