Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, në zonën e “9-katësheve”, ku janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve taksi.
Nga përplasja e fortë, të dyja makinat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit taksi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me dinamikën e ngjarjes, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit dhe nëse ka persona të tjerë të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj përplasjeje.