E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident në Selenicë, automjeti përmbyset në anë të rrugës, shoferi pëson lëndime të lehta

Aksident në Selenicë, automjeti përmbyset në anë të rrugës, shoferi pëson lëndime të lehta

Një aksident rrugor u regjistrua në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë në Selenicë, ku një automjet u përmbys dhe përfundoi në anë të rrugës, siç njofton Shqiptarja.com.

Sipas informacioneve të para, automjeti po udhëtonte nga Vlora drejt Selenicës kur drejtuesi humbi kontrollin mbi të dhe mjeti u përmbys. Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë.

Shoferi ka shpëtuar me lëndime të lehta dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Lini një koment