Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin! Humb jetën një person

Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin! Humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të martë në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Raportohet se mjeti është përplasur me motorin. Fatkeqësisht nga plagët e marra, drejtuesi i motorit ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Lini një koment