Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, viktima ende i paidentifikuar
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi O. M., 21 vjeç, ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Identiteti i viktimës nuk është përcaktuar ende.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Policia thotë se Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.