Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident tragjik në Lushnje, humb jetën 43-vjeçari

Aksident tragjik në Lushnje, humb jetën 43-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në rrethrrotullimin e Plasmasit në Lushnje.

Gazetarja e Klan News Anila Sefa raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, ku drejtuesi i automjetit, shtetasi E.Xh, 43 vjeç, banues në Karbunarë të Vogël, ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, duket që automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht si pasojë e daljes nga rruga. Dyshohet se mjeti është përplasur fillimisht me ishullin e trafikut në rrethrrotullim dhe më pas ka përfunduar i përmbysur.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Sipas të dhënave paraprake, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet e këtij aksidenti tragjik mund të ketë qenë shpejtësia e lartë e lëvizjes së automjetit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al

Lini një koment