Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sa i takon vendimit të marrë pak javë më parë, lidhur me rregullat e reja krijimin e qendrave të posaçme të votimit, hartimin e listës së zgjedhësve dhe krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, të mërkurën e 13 majit, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, që do të shqyrtojë kërkesë padinë e PD-së.

Konkretisht padia e PD-së lidhet me vendimin e datës 14 prill të KQZ-së, që miratoi rregullat e reja dhe procedurat për krijimin e qendrave të posaçme të votimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), hartimin dhe administrimin e listës së zgjedhësve në këto institucione, si dhe krijimin e komisioneve të qendrës së votimit (KQV).

Ky vendim përcakton rregullat dhe procedurat për krijimin e qendrave të posaçme të votimit dhe administrimin e listës së zgjedhësve në IEVP, si dhe krijimin e komisioneve të qendrës së votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Por PD e konsideron vendimin “një akt i kundërligjshëm dhe antikushtetues”.

Lini një koment