Aktgjykimi i Speciales në Kuvend – zhvillimet minutë pas minute
Kuvendi i Kosovës nis sot seancën plenare në orën 11:00.
Në mesin e pesë pikave të rendit të ditës është edhe miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu betimin e deputetëve të rinj, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe formimin e komisioneve parlamentare.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, përfshirë diskutimet dhe vendimet e deputetëve.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00.
Në rend dite të seancës është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.
Rendi i ditës i seancës së sotme
1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
2.Betimi i deputetëve;
3.Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026;
4.Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i PDK-së;
5.Formimi i komisioneve parlamentare.