Saturday, 22 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Pavarësisht neutralizimit të flakëve, zjarrfikësit vijojnë punën në terren, në një zonë të vështirë malore, duke kontrolluar trungjet dhe drurët e mbetur të djegur, me qëllim shmangien e riaktivizimit të vatrave nga era dhe parandalimin e rindezjes së zjarrit.

Zjarri, i cili prej më shumë se dy ditësh përfshiu këtë zonë, dogji një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pisha, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren vijon për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm të rindezjes.

Lini një koment