E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në vend.

Brooke Rollins, sekretarja e bujqësisë tha se miza krimb-vidë e Botës së Re, NWS u konfirmua te kafsha në jug të shtetit, rreth 50 milje larg kufirit me Meksikën.

Për më shumë se një vit, departamenti i bujqësisë i SHBA-së (USDA) dhe zyrtarët në Teksas i kanë paralajmëruar pronarët e bagëtive për përparimin e parazitit në të gjithë Meksikën.

Larvat e mizës krimb-vidë ushqehen me gjakun e kafshëve dhe paraziti mund të përhapet shpejt. Rreziku për njerëzit është i ulët.

Ky parazit u zhduk nga SHBA-ja në vitet 1970, pasi shkaktoi humbje prej dhjetëra miliona dollarësh, dhe zyrtarët kanë frikë nga një ringjallje tani në një kohë kur çmimet e ushqimeve në të gjithë vendin, veçanërisht për mishin e viçit, janë në nivele rekord.

Mizat nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë ushqimore, por zyrtarët kanë frikë nga mungesat nëse ato zënë vend në popullatat e bagëtive dhe shpendëve.

Lini një koment