E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Alarm për bombë në fluturimin Londër-Sofje, avioni bën ulje të detyruar në Budapest, shoqërohet nga avioni luftarak

Alarm për bombë në fluturimin Londër-Sofje, avioni bën ulje të detyruar në Budapest, shoqërohet nga avioni luftarak

Një avion i kompanisë ajrore Wizz Air bëri një ulje të detyruar në Budapest mesditën e së hënës, për shkak të një kërcënimi për bombë.

Avioni, siç njoftoi ministri hungarez i Mbrojtjes, ishte nisur nga Londra me destinacion Sofjen, por u detyrua të ndryshonte kursin për shkak të kërcënimit.

Një avion luftarak shoqëroi avionin gjatë devijimit, ndërsa aktualisht po kryhen kontrolle si në avion, ashtu edhe te pasagjerët.

Pas përfundimit të incidentit, avioni luftarak u kthye në bazën e tij në Kecskemet.

Lini një koment