E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›KIEV – 29 të vdekur dhe 48 të zhdukur, bilanci i sulmit ajrot rus në Komyshuvakha

KIEV – 29 të vdekur dhe 48 të zhdukur, bilanci i sulmit ajrot rus në Komyshuvakha

KIEV, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse të djeshme mbi një qendër humanitare në Komyshuvakha, një fshat në rajonin e Zaporizhzhia-s, “është rritur në 29 të vdekur dhe 5 të plagosur”.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në vendngjarje, “ndërsa 48 persona të tjerë mbeten të zhdukur.

Mykhailo Semikin, kreu i administratës rajonale të Zaporizhzhia-s deklaroi se ”përmasat e tragjedisë janë të tmerrshme. Pas çdo shifre fshihet një jetë njerëzore – një familje që ka humbur njerëzit e dashur ose që është ende në pritje të lajmeve për ta”, theksoi zyrtari.

Lini një koment