Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaAmbasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar policin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada tha se i bashkohet Kosovës në nderimin e Bunjakut, duke shtuar: «Ne e përsërisim thirrjen që autorët të mbahen përgjegjës».

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë, gjatë përleshjeve me një grup të armatosur serb që kishte sulmuar Policinë e Kosovës. Për sakrificën e tij, ai u shpall pas vdekjes «Hero i Kosovës».

Sulmi i Banjskës u cilësua si një nga ngjarjet më të rënda të sigurisë në veri të Kosovës në vitet e fundit, duke ngjallur reagime të forta ndërkombëtare dhe kërkesa të vazhdueshme për drejtësi e llogaridhënie.

Nderimi i Bunjakut vjen në prag të përvjetorit të vrasjes së tij, ndërsa institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të kërkojnë që përgjegjësit e sulmit të dalin para drejtësisë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment