Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKapet burri nga Podujeva, tentoi të dëmtonte një lokal — iu gjet pistoletë në veturë

Kapet burri nga Podujeva, tentoi të dëmtonte një lokal — iu gjet pistoletë në veturë

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi gjatë një kontrolli të automjetit policia i gjeti një armë zjarri.

Rreth orës 01:50, gjatë kontrollit, nën ulësen e pasagjerit para policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me pesë fishekë.

I njëjti person dyshohet gjithashtu se kishte tentuar të dëmtonte një lokal, duke ngritur dyshime për veprime të mëtejshme të paligjshme.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Policia e Kosovës ka apeluar vazhdimisht për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje, duke theksuar se posedimi i paligjshëm i tyre përbën vepër penale.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment