Ambasadori Tarran: Asnjë institucion nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin dhe pastrimin e parave
Prania e OSBE-së në Shqipëri ka ndarë në rrjetin social X një reagim të Ambasadorit Michel Tarran, i cili ka vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit institucional në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.
“ Asnjë institucion i vetëm nuk mund ta luftojë në mënyrë efektive korrupsionin dhe pastrimin e parave i vetëm”, është shprehur Ambasadori Tarran gjatë një seminari të organizuar nga Prania e OSBE-së në Shqipëri, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, si dhe ekspertë nga Kroacia dhe Greqia.