Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAnalisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit

Analisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit

Analisti Ben Andoni, i ftuar në Euronews me gazetaren Alba Xhani, ka komentuar protestat që sot hyjnë në ditën e 22-të.

Duke thënë se nuk po kuptohet roli i institucioneve në vend, Andoni kritikoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, pasi sipas tij kreu i shtetit duhej të kishte reaguar për situatën e krijuar nga protestat.

Sipas analistit, Presidenti duhej të kishte thirrur kryeministrin Edi Rama dhe t’i kërkonte llogari për zhvillimet. Ai tha gjithashtu se kreu i shtetit duhej të kishte shkuar edhe në bulevard për të dëgjuar protestuesit.

“Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, të paktën publikisht duhej ta thërriste Ramën dhe t’i kërkonte një lloj llogarie për gjithë këtë që po ndodh, madje edhe të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit, pasi askush nuk do ta ngacmonte, përkundrazi do të mirëpritej prania e Presidentit në shesh”, u shpreh Andoni.

Ai shtoi gjithashtu se protesta ka tejkaluar pritshmëritë dhe po shfaqet si një zhvillim i rëndësishëm politik dhe shoqëror në vend.

Lini një koment