Apeli i GJKKO shtyn për nesër vendimin për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit lidhur me ankimin e Ergys Agasit ndaj masës së sigurisë “arrest në burg”.
Gjatë seancës, gjyqtari Florjan Kalaja ka dëgjuar palët, avokatin mbrojtës, vetë Ergys Agasin, si dhe prokurorët e SPAK.
Pas përfundimit të seancës, gjykata ka njoftuar se vendimi për ankimin do të shpallet të martën, në orën 13:00.
Ergys Agasi kishte ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.