Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t’i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë
Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi këtë të diele i ka dërguar një mesazh SHBA-së nëse duhet të vazhdojnë bisedimet apo të zgjedhin luftën.
Araghchi shkroi në X se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe se tani është koha që Shtëpia e Bardhë të bëjë zgjedhjen e vet.
“Propozimi ynë dy-ditor është i vlefshëm: ju merrni atë që kërkohet, përfshirë fundin e luftës në të gjitha frontet, dhe do të shihni rezultate”, shkroi ai.Mundësia tjetër për SHBA-në është të zgjedhë luftën teksa ministri iranian shtoi se në mënyrë ata do të shohin luftëtarë vigjilentë dhe të sprovuar në betejë “.
Bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së nuk kanë dhënë shumë rezultate. Nga ana tjetër, ekziston retorika e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili deklaron se nuk dëshiron luftë, por nëse është e nevojshme mund të shkatërrojë plotësisht infrastrukturën e Iranit.
American voters have made their choice. Time for the White House to make its own. Our 2-day proposal stands: meet the requirements, including end to war on all fronts, and you will see results. Or choose war, and see our alert and battle-hardened Warriors rain down hell.