Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake
Shqiptari Bledar Ndreca në një lidhje live nga Polonia për emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me sulmin e regjistruar në Krakov ku mbetën viktimë 9 persona. Ndreca ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen teksa bën me dije se Prokuroria ka ngritur dy procedime.
Sipas tij procedimet janë nisur lidhur me vrasjen e 3 familjarëve të autorit dhe sulmit tjetër me 6 viktima të 24-vjeçarit i cili është duke u cilësuar me backgraund terrorist. Ndreca theksoi se autori ishte i armatosur dhe i veshur me veshje ushtarake. Ai shtoi se forcat e armatosura polake kanë hedhur poshtë raportimet se ai është pjesë e tyre.
“24-vjeçari nuk ka precedent të mëparshëm penal se u përfol në një moment sikur ishte pjesë e një klubi qitjeje, por klubi vetë e përgënjeshtroi këtë. Nuk ka qenë pjesë e forcave të armatosura, me sa u deklarua nga vetë forcat e armatosura. Në aktin terrorist ka qenë i veshur me veshje ushtarake, me antiplumb, ka qenë i armatosur me armë automatike, një nga ato AR15.
Ka pasur edhe armë të tjera në bagazhin e makinës. Kaq deklarojnë autoritete për momentin për backgraund-in e tij, një person që nuk ka patur precedent të tjerë kriminal.
Autoritetet kanë bërë thirrje që të kemi kujdes për dezinformimin. Në fillim dolën lajme sikur kishte një autor të dytë që ishte akoma i lirë. Ka lajme nga më të ndryshmet që qarkullojnë në rrjetet sociale. Unë ju thashë vetëm ato që kanë dhënë institucionet përkatëse”, tha ai ndër të tjera.