“Arresti i Vlora Hysenit ka bërë xhiron e botës”, Artan Hoxha zbulon me kë bashkëpunoi SPAK…
Gazetari, Artan Hoxha i ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka analizuar zhvillimet e fundit dhe hetimet që përfshijnë drejtuesen e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni. Hoxha e cilësuar situatën si një ngjarje me përmasa të rënda për sigurinë kombëtare dhe imazhin e vendit.
Hoxha u ndal te pozicioni i lartë që mban ajo dhe akuzat e ngritura, duke theksuar se bashkëpunimi i mundshëm me persona në kërkim përbën një shkelje të papranueshme.
“Pse e merr vëmendjen sot shefja e shërbimit pozicioni që ajo mban dhe për më tepër thashë akuza që ish veshur saj mos kjo akuza dhëni përkrahja e autorit të krimit është akoma më e rëndë. Në qoftë se ajo ka vazhduar të bashkëpunojë të komunikojë me Agasin gjatë kohës që Agasi ka qenë në arrati.
Kjo është akoma e rëndë sepse në pjesën e parë hajde e mirëkuptoj te ajo pjesë sepse ai dukej ishte krahu i djathtë, ishte i gjithëpushtetshëm. Por më mbrapa kur duke e ditur këtu se çfarë ju kap atij dhe ti ke vazhduar akoma atë, kjo është shumë e rëndë.
Megjithatë ne sot jemi në momentin që nuk dimë gjë çfarë ka kapur SPAK me saktësi. As vendimi po i gjykatës nuk e dimë, por pak a shumë dimë thashë dimë aktivitet e mëparshëm se na çonin gjurmët të çonin te ky te ky lloj kooperimi. Dhe kjo është kryeministri nuk mund të të shmanget kësaj gjëje. Është njeriu përgjegjës që e solli Vlora Hysenit se thashë që kishte këshilltare para sa bënte shefe i shërbimit dhe është njeriu që i doli për Zot asaj deri në fund”, tha ai.
Hoxha thekson se institucioni rrezikon të jetë shndërruar në shërbim të pushtetit dhe jo të sigurisë kombëtare.
“Tani vijmë te pjesa. A e ka cënuar sigurinë kombëtare shefja e shërbimit vetëm për imazhin e impaktin. Ky lajm ka bërë xhiron e botës ka dëmtuar imazhin e vendit. Unë besoj që ky lloj koordinatori që kishim ne më tepër ka interesuar tjetër gjë. Pra kjo është pjesa e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më tepër e kanë kthyer institucionin për t’i shërbyer pushtetin.
Nëse gjenden gjurmë që pastaj e kanë bërë dhe për llogari të shërbimeve të tjera, kalojmë në një stad tjetër. Dhe prandaj ky hetim ndaj zonjës në fjalë do të jetë shterus. Jo, nuk duhet ta hetojë vetëm pse kjo ka këtë background. Kjo duhet të hetohet për aktivitetin që ka aty. Iku background-i. S’ mori parasysh Rama, e mori ai barrën”, shtoi ai.