Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaArrestim në Gjakovë për dhunimin e një shtetaseje të huaj

Arrestim në Gjakovë për dhunimin e një shtetaseje të huaj

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një shtetaseje të huaj, bën të ditur Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është evidentuar më 19 shtator 2026. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër shtetase të huaj”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Burimi: KosovaPress

Lini një koment