E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Arrestohen dy persona për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e larguar nga banesa

Arrestohen dy persona për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e larguar nga banesa

Dy persona, 46 dhe 49 vjeç, janë arrestuar në Tiranë dhe Fier, të dyshuar për trafikim të të miturve dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të familjarëve për largimin nga banesa të një vajze 13-vjeçare. Pas disa ditësh kërkimesh, në bashkëpunim me policinë e Tiranës dhe Fierit, si dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës Amerikane, e mitura u gjet në Tiranë.

Në kuadër të hetimeve u ndaluan A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. V., 49 vjeç, banues në Fier. Gjykata ka caktuar për të dy masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Lini një koment