E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar të enjten dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Masakra e Padalishtës”, siç njofton Telegrafi.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, arrestimet janë kryer sot, më 29 tetor 2026, pas një periudhe të gjatë hetimesh për ngjarjet e 26 marsit 1999 në komunën e Istogut.

Të dyshuarit, me inicialet Z.B. dhe G.B., janë lokalizuar dhe arrestuar në fshatrat Osojan dhe Cerkolez të komunës së Istogut.

Hetimet janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale dhe në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, raporton Telegrafi.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do të ndërmerren në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Lini një koment